Tri projektligjet që pritet të ngjallin debate të forta

Byroja Kombëtare e Hetimit, një prej çështjeve më delikate që ka përplasur mazhorancën dhe opozitën, është njëra prej tyre. Krijimi i kësaj strukture ka vënë në lëvizje edhe faktorin ndërkombëtar.Edhe pse fillimisht u duk se pati një konsensus politik, në përfundim opozita doli kundër votimit në parlament. Në argumentet e të djathtëve, mazhoranca po përpiqet që të ketë në dorë strukturën që do të hetojë korrupsionin në nivele të lartë, duke e lënë atë në varësi të Ministrisë së Brendshme.Partia Demokratike, thotë se institucioni mbikqyrës duhet të jetë prokuroria e përgjithshme. Ndërkohë, koncensionet dhe kontratat e partneritetit publik privat kanë qenë dhe mbeten një tjetër mollë sherri mes palëve.Së fundmi, LSI partia e dytë në qeverisje propozon disa ndryshime thelbësore në këtë ligj. Deputetët e LSI kanë dorëzuar në parlament një paketë ndryshimesh të cilat i japin të drejtë kuvendit të vendosë përfundimisht për dhënien me konçesion të një shërbimi kur ai është mbi katër vjet. Po këtë javë, në komisionin e mediave audiovizive, palët do të diskutojnë për nismën e deputetit Alfred Peza për disa ndryshime në ligjin e mediave audiovizive.Sipas këtij projektligji, firmosur edhe nga 28 deputetë të PS, synohet të arrihet në zgjedhjen e dtrejtorit të ri të RTSH. Por edhe kjo cështje prityet të ndezë debate, pasi PD nuk ëhstë dakord me formulën e propozuar./Oranews.tv/