Dy minuta kohë për të parë si do jetë këndi i lojërave tek parku i Liqenit
Bashkia e Tiranës ka shpërndarë një video ku në dy minuta tregon si do të jetë këndi i lojrave në parkun e Liqenit Artifical.“Merr 2 minuta kohë dhe njihu me këndin fantastik të lojërave për 200 mijë fëmijët e Tiranës” thuhet në njoftimin e bashkisë të publikuar në rrjetet sociale.PD dhe Bashkia e Tiranës janë përplasur sot në deklarata për projektin e një këndi lojërash për fëmijë në zonën e Parkut pranë Liqenit Artificial.Sipas PD Bashkia po bën një ndërtim të paligjshëm në një zonë të mbrojtur me qëllime klienteliste dhe korruptive. Në reagimin e saj bashkia e Tiranës hodhi poshtë deklarata e PD .Këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ditjon Baboçi, tha “Ata që e shkatërruan qytetin në 4 vitet e fundit, nuk do të pengojnë zhvillimin e Tiranës”/oranews.tv