18 vjetori i gazetës “55”, Basha: Liria e shtypit, e censuruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me botuesin dhe gazetarë të gazetës “55”, me rastin e 18 vjetorit të daljes së saj në treg.Basha vlerësoi kontributin e gazetës në pasqyrimin e së vërtetës, ndërsa tha se liria e shtypit sot, është në nivelet e një censure si asnjëherë më parë.Basha: “Mirënjohje jo vetëm në emrin tim por cdo opozitari në këtë qeverisje dhe që ti qendrosh këtij presioni të tillë sic është presioni qeveritar nuk është pa kosto. Ti dhurosh shqiptarëve në kulmin e një zezane të tillë shpirtërore, ekonomike, politike, morale, të vërtetën ditë për ditë nuk është e mirëqenë dhe nuk duhet të jetë e mirëqenë.”Drejtori i gazetës “55”, Fahri Balliu falënderoi kreun e opozitës për vizitën dhe vlerësoi marrëdhëniet që opozita mban me median.Shefi i opozitës përgëzoi botuesin Balliu edhe për publikimet e fundit të Shtëpisë Botuese "55", lidhur me rolin që kanë luajtur shqiptarët në mbrojtje të hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore./oranews.tv/