Projektligji, LSI: Koncesionet të kalojnë në dorë të Kuvendit

Në kohën kur gjithë debati politik në ekonomi është përqendruar tek konçesionet dhe kontratat e partneritetit publik-privat të cilat vlerësohen nga Kryeministria dhe qeveria, LSI partia e dytë në qeverisje propozon disa ndryshime thelbësore ne ligjin e konçesioneve.Deputetët e LSI kanë dorëzuar në parlament një paketë ndryshimesh, të cilat i japin të drejt Kuvendit të vendosë përfundimisht për dhënien me konçesion të një shërbimi kur ai është mbi katër vjet.Po ashtu në paketën e dorëzuar në Kuvend nga kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, kërkohet që në ligj "të futet koncepti i vlerësimit të alternativës".Po ashtu LSI kërkon që në vlerësimin e marrëveshjes të përfshihen edhe aktorë të tjerë si Avokatura e Shtetit edhe Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë.

Relacioni i LSI për koncesionet