Diane Von Furstenberg, Modelet Shayk, Hadid, Jenner në një supershfaqje kërcimi

Stilistja e famshme, Diane Von Furstenberg në prezantimin e koleksionit të saj vjeshtë/dimër 2016, jo vetëm që kishte mbledhur për sfilatën e saj yjet e pasarelave por dhuroi edhe një supershfaqje kërcimi. Gjatë prezantimit të tendencave të reja të modës për sezonin e ardhshëm, në Nju Jork, Von Furstenberg, spikati për përzgjedhjen e veçantë se kishte vendosur t'i sillte për publikun veshjet e dizenjuara.Ky show në fakt nuk ngjantë aspak me një sfilatë të zakonshme, pasi supermodelet Lily Aldridge, Irina Shayk, Gigi Hadid, Kendall Jenner, Karlie Kloss, Jourdan Dunn, Elsa Hosk, Alanna Arrington dhe shumë të tjera, ishin gjatë gjitha kohës duke kërcyer mes të pranishmëve.Diane Von Furstenberg: "Vendosa të mos sjell një sfilatë tradicionale për këtë vit. Kjo sepse unë kam një ekip të ri tashmë, një shef ekzekutiv të ri dhe ai dëshirontë që t'i sillte të gjithë në shtëpi. E ndërsa e kthyem gjithçka në shtëpi, vendosëm t'i sillnim gjithë të ftuarit në shtëpi, për t'ju kujtuar se çfarë përfaqëson brandi jonë".Ky koleksion është quajtur "Fuqia e dashurisë", dhe është frymëzuar nga rrjedhshmëria dhe hiri i kërcimit. Ne kemi sjellë një ditë të zakonshme të sezonit të ardhshëm, duke e nisur nga udhëtimi tek puna sepse ne të gjithë punojmë. Pra, ti ke një punë, në një zyrë, ke autoritetin dhe kreativitetin tënd dhe pastaj gjithçka përfundon me të gjithë në një ambient festiv,"-tha Von Furstenberg.Stilistja komentoi edhe tendencën e re se si shtëpitë e modës mund të zëvendësojnë pasarelën e zakonshme, duke iu krijuar klientëve një ambient më intim për të zgjedhur, për t'i parë më nga afër të gjitha krijimet.Diane Von Furstenberg: "Do të jenë tre modele në dispozicion, të cilat njerëzit mund t'i blejnë menjëherë," tha ajo. "Si presidente e brandit që përfaqësoj, jam duke e marrë shumë seriozisht këtë lloj sfilate intime, dhe mendoj se është absolutisht e rëndësishme që në të ardhmen, prezantimi i veshjeve të jetë I tillë".Stilistët janë në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një lidhje më të shpejtë me klientët e tyre, të cilët i duan veshjet sapo i shohin në pasarele. Rruga që ata përshkojnë është e gjatë. Klientët i fotografojnë modelet që pëlqejnë më telefon gjatë prezantimit në pasarelë dhe më pas presin muaj me radhë deri sa ato dalin në dyqane.Ky ndryshim mund të ndihmojë markat e shtrenjta që të konkurojnë më brandin e konsumit si Zara, që shfrytëzojnë modelet e tyre dhe krijojnë të ngjashme në një kohë shumë të shkurtër për t'ua vënë në dispozicion klientëve të tyre.Por ky lloj prezantimi është i ndikuar shumë edhe nga rrjetet sociale dhe si rrjedhoje e kësaj jete kaq ackive, moda duhet të ndryshojë që të përshtatet me të.3135C01000000578-3447034-image-m-24_1455486149497 3135FAB100000578-3447034-image-m-6_1455487717466 3136A8A500000578-3447034-image-a-14_1455488964686 3136B13F00000578-3447034-image-a-70_1455495150567 31355B0500000578-3447034-image-m-25_1455486161747