Momenti kur gati të pushon zemra, fëmija në parvazin e dritares së katit të tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2016, 13:53
Ai momenti kur gati të pushon zemra, teksa sheh fëmijën që ecën nëpër parvazin e dritares së një apartamenti në katin e tretë duke u munduar të mbajë ekuilibrin.Ka ndodhur në Guara, periferi e kryeqytetit brazilian, Brasilia. Një komshi xhiroi pamjet dhe më pas i postoi në youtube dhe tashmë po bëjnë xhiron e botës.Gjyshi i fëmijës thotë se dritarja ka një rrjetë mbrojtëse që nuk duket në video, por reporterët e vërtetuan në vendin e ngjarjes.Ai tha se në momentin e incidentit nuk ishte në shtëpi dhe se fëmija ishte nën kujdestarinë e një gruaja që kujdesej për shtëpinë
/Oranews.tv/