Rregullat e qarkullimit, policia rrugore mëson nxënësit e 9-vjeçares

Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës"Qamil Guranjaku" organizuan një orë mësimi e karakterit praktik. Për Policinë Rrugore të Elbasanit, edukimi i kalimtarëve që në moshë të vogël për të respektuar rregullat e qarkullimit është një objektiv parësor.Policia Rrugore në Elbasan në bashkëpunim me shkollën 9 vjeçare "Qamil Guranjaku" organizuan një orë mësimi dhe praktike informuese me nxënësit për një lëvizje të sigurtë në rrugë.Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas efektivëve të Rrugores, është edukimi i kalimtarëve që në moshë të vogël për të respektuar rregullat e qarkullimit.Mustafa Hidri: I kemi mësuar këta nxënës sesi të kalojnë në rrugë, të kapërcejnë nga njëri trotuar në tjetrin. Duke i orientuar derjt vizave të bardha dhe shumë shenjave të tjera rrugore.Në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë rrugore, përveç forcimit të rregullave të qarkullimit dhe zbatimit të tyre ka nisur edhe një fushatë ndërgjegjësuese e edukative që fillon në bankat e shkollës.