Kanosi me jetë bashkëfshatarin pas konfliktit për pronën, arrestohet
Policia e Lezhës parandalon një vrasje për çështje pronësie në fshatin Kodhel, ndërsa kanë bërë arrstimin në flagrancë të shtetasit Ernest Ndreca, 56 vjeç banor i këtij fshati.Sipas bluve, 56-vjeçari kishte kanosur me jetë bashkëfshatarin e tij K.H për shkak të një konflikti pronësie që kishte me të.“Për shkak të masave të shpejta, vlerësimit të situates dhe ndërhyrjes së shpejtë nga ana e shërbimeve policore është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe parandalimi i përshkallëzimit të situates” thekson policia në komunikatën për mediat.Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:-Arma e zjarrit pushkë model 63 -2 karikatore me nga 20 fishekë-Një sasi prej 66 fishekësh model 56 pa leje -armë gjahu tip çifte me lejeMaterialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Lezhë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" " Kanosje" dhe " Dëmtime të tjera me dashje".[caption id="attachment_677079" align="alignnone" width="1280"]
Arma dhe fishekët e sekuestruar[/caption]