Ndalohet gomonia në Vjosë, dyshohet se përdorej për trafik droge
Policia e Vlorës ka bllokuar mbrëmjen e sotme një gomone të madhe me dy motorë të fuqishëm, e cila dyshohet se përdorej për trafikim të lëndëve narkotike.Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti lundrues u gjet e fshehur në lumin Vjosë, pranë fshatit Bishan. Gomonia mbante mbishkrimin "BOAT", dhe përbëhet nga 2 motorra 350 KF të montuar, me gjatësi 9 m e gjatë dhe 3 m e gjërë.Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues nuk janë konstatuar sende apo materiale të kundraligjshme. Shërbimet e Policisë po kryejnë hetimet për zbulimin e rrethanave në lidhje me këtë mjet lundrues dhe po punohet për identifikimin e pronarit të këtij mjeti.Gomonia u zbulua gjatë një operacion të përbashkët i Delta Forcë dhe policisë kufitare Vlorë në zonën Novoselë-Hoxhare në Vlorë, i cili është në vazhdim.[caption id="attachment_677169" align="alignnone" width="621"]
Ne foto gomonia e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_677170" align="alignnone" width="640"]
Ne foto gomonia e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_677171" align="alignnone" width="621"]
Ne foto gomonia e sekuestruar[/caption]