Kerry 60 min takim me Shoqërinë Civile: Politika se lufton dot korrupsionin pa ju
"Korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm nga politika pa kontributin e shoqërisë civile".Ka qenë ky mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, për shqiptarët në takimin me 8 anëtarë të shoqërisë civile.Ky mesazh u bë i ditur për "Ora News" nga gazetarja e rrjetit investigativ BIRN, Fatjona Mejdini, e cila mori pjesë në takim.Mejdini tha se të rinjtë e kanë njohur zyrtarin e lartë amerikan, me disa nga problematikat që përballet Shqipëria, nga korrupsioni e deri tek liria e medias.Mejdini: Ajo çfarë mua më bëri përshtypje ishte kërkesa e Sekretarit amerikan të Shtetit për të njohur në detaje problemet të cilat na shqetësojnë ne në punën tonë. Duke na bërë pyetje konkrete lidhur me ato sfida me të cilat ne përballemi përditë.Pas daljes nga Muzeu, Sekretari Amerikan i është afruar qytetarëve të shumtë që ishin mbledhur për ta përshëndetur, duke dhënë këtë mesazh:John Kerry: Ju prisni kaq shumë gjëra dhe gjithashtu admirojmë gjithçka që konsumoni për ti arritur.Kryediplomati amerikan nuk ka harruar të japë një mesazh edhe për Kosovën dhe këtë e bëri,duke iu drejtuar një qytetari nga Kosova që ndodhej në turmë.John Kerry: Faleminderit shumë, shumë shumë faleminderit për mikpritjen e ngrohtë.Faleminderit Kosova!Mesazhi ime është: Vazhdoni të ecni përpara.Më pas i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe në supermasa sigurie, Sekretari Amerikan i është drejtuar aeroportit të Rinasit duke u larguar nga vendi ynë rreth orës 14:00.Në aeroport, John Kerry, u përcoll nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.