Shën Valentini në Tiranë, Bashkia e Tiranës aktivitete për ditën e të dashuruarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2016, 17:50
Bashkia e Tiranës është kujdesur që këtë 14 shkurt të dashuruarit ta festojnë ndryshe duke organizuar një sërë aktivitetesh nën sloganin" "Tirana dashuron".Ndryshe nga ditët e tjera, kryeqyteti në ditën e 14 shkurtit u zgjua nën një mot të kthjellët, çfarë u lejoi të dashuruarve të shijonin aktivitetet e Bashkisë së Tiranës të organizuara që prej orës 11:00 të paradites.Aktivitetet të cilat u dedikoheshin të gjitha grupmoshave ishin të shumta, duke nisur që nga leximi, muzika, futbolli, por edhe panairi i punimeve artizanale.Një prej sporteve që dhuroi emocione të veçanta, ishte zhvillimi i ndeshjes së futbollit të femrave midis dy qyteteve, Tiranës dhe Prishtinës.