Kerry në librin e përshtypjeve: Faleminderit shqiptarë për pritjen zemërgjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2016, 13:36
Sekretari amerikan i shtetit ka lënë dhe përshtypjet e tij për vizitën në Shqipëri në librin e përshtypjeve të vendosur në Qendrën për Hapje dhe DialogFaleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur.Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë.Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s.Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer.Përshëndetjet më të përzemërta.John Kerry