Rrëshqitje gurësh dhe dherash, disa orë i bllokuar aksi Krumë-Qafë Prush
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2016, 10:40
Rruga që lidh Krumën me pikën kufitare të Qafë Prushit është bllokuar përgjatë gjithë paradites si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve.Në trasenë e rrugës kanë rënë dhjetra metër kub gurë e dhera, duke e bllokuar terësisht atë.Rreth orës 12:00 të mesditës është bërë i mundur pastrimi dhe hapja e rrugës për automjetet e vogla, ndërsa po punohet për ta bërë të kalueshme edhe për mjetet e tonazheve të rënda.Aksi rrugor Krumë-Qafë Prush nuk është në mirëmbajtje pasi është në proces tenderimi.[caption id="attachment_676703" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Bllokimi i rrugës në aksin Krumë-Qafë Prush[/caption]