Aksidentohen 50 automjete në Pensilvani, ka edhe viktima

Një numër njerëzish kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Pensilvani, kur u përfshinë më shumë se 50 automjete në një autostradë. Numri i viktimave ende nuk bëhet i ditur.Aksidenti  ka ndodhur 120 kilometra në veriperëndim të Filadelfisë, ku disa kamionë dhe vetura u përplasën pas njëra tjetrës në tri korsi të autostradës, si dhe në korsinë rezervë, shkruan BBC.Agjencia e Pensilvanisë për Menaxhimin e Emergjencave raportoi se 40 persona janë dërguar në spital për trajtim dhe 70 të tjerë  si pasojë e aksidentit u transportuan në strehim të përkohshëm.Ndërkaq, drejtuesit e makinave janë këshilluar që të kenë kujdes për shkak të motit të ftohtë dhe borës së rrëshqitshme.aksident 1 aksident