240 muxhahedinë të strehuar në Golem, mbrohen nga policia
Kjo është qendra në të cilën u strehuan fillimisht 240 muxhahedinet e parë të ardhur në vitin 2013 nga Kampi i Ashraf i Irakut, të cilët tashmë gëzojnë statusin e refugjatit.Ata u strehuan fillimisht në këtë qendër që ndodhet në zonën e Babrrus. Më pas qeveria shqiptare mori masa për strehimin e tyre në Golem në pallate me qera të paguara nga shtetit.Në bazë të marrëveshjes muxhahedineve u krijua mbrojtje policore dhe u strehuan pranë njeri- tjetrit një nga kushtet e vendosura. Ata erdhën në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje te kërkesës së qeverisë se SHBA, e cila ka edhe në mbikëqyrjen e Kampit Ashraf në Irak.Qeveria shiptare të fitojnë menjëherë statusin e refugjatit dhe do të pajisen me leje qëndrimi dhe dokumentacionin e duhur për t'u trajtuar si çdo qytetar shqiptar. Por me statusin e refugjatit, ata nuk do të munden që për momentin, të udhëtojnë jashtë vendit.