John Kerry 4 orë në Tiranë. Vizita hap pas hapi dhe mesazhet që përcolli

Sekretari amerikan i Shtetit  kreu një vizitë 4 orëshe në Tiranë ku përcolli mesazhe të qarta të mbështetjes së Shqipërisë nga SHBA si një vend mik dhe aleat i saj.  Foli për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi ndërsa mori me vete mesazhet e drejtuesve kryesorë të politikës për angazhimin në këtë proces.Gjatë qëndrimit në Tiranë John Kerry  u prit në aeroport nga Presidenti Bujar Nishani me të cilin zhvilloi një takim të shkurtër, më pas takime të veçanta  me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe me një grup të shoqërisë civile.Kerry nuk u largua pa përcjellë dhe një mesazh për Kosovën ndërsa vizita u shoqërua nën masa të rrepta sigurieOra News ndoqi live dhe hap pas hapi gjithë vizitën e tij e cila nisi në orën 09: 45 minuta me zbritjen e avionit "Air Force 2" në aeroportin "Nënë Tereza" dhe u mbyll në orën 14:00 po me largimin e avionit nga pista e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.Hap pas hapi e gjithe vizita shoqëruar me video dhe me fotoOra 13: 50  Mbyllet vizita Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në aeroportin "Nënë Tereza" për të mbyllur vizitën e tij 4 orëshe.[caption id="attachment_676982" align="alignnone" width="960"]12717296_1127178353967646_4917077600636839986_n Lu dhe Çako në Rinas[/caption][caption id="attachment_676981" align="alignnone" width="960"]12494920_1127178473967634_1260788359317687639_n Kerry gjatë hipjes në avion[/caption][caption id="attachment_676986" align="alignnone" width="960"]12745460_1127178183967663_1635203032657870714_n Kerry foto me drejtuesit e policisë në Rinas[/caption][caption id="attachment_676822" align="alignnone" width="640"]rinas Ne foto: Avioni i John Kerry ne pritje per tu larguar nga Shqiperia[/caption]

Përfundon dhe vizita e John Kerry… Ja pamjet e ngritjes se avionit në fluturim për tu larguar nga toka shqiptare #JohnKerry #OraNewsPosted by Ora News on Sunday, February 14, 2016
Mesazhi per Kosoven, Kerry: Vazhdoni të ecni përparaOra 13:40 Sekretari amerikan i Shtetit mbyll takimin me grupin e shoqërisë civile në Muzeun Historik dhe gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët pasi doli nga Muzeu falenderoi shqiptarët për mikpritjen. Gjithashtu përcolli dhe mesazhin për Kosovën:  “Vazhdoni të ecni përpara”. Ora 13:00  Kerry në librin e përshtypjeve: Faleminderit shqiptarë për pritjen zemërgjerëSekretari amerikan i shtetit ka lënë dhe përshtypjet e tij për vizitën në Shqipëri në librin e përshtypjeve të vendosur në Qendrën për Hapje dhe Dialog.Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur.Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë.Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s.Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer.Përshëndetjet më të përzemërta.John Kerryshkrimi i kerritOra 13:00 Sekretari amerikan John Kerry takon një grup të shoqërisë civile tek Muzeu Historik. Sekretari amerikan i shtetit takon një grup të rinjsh përballë Muzeut Kombëtar pas takimit me kryetarin e PD-sekerryOra 12:30 Mbyll takimin me kreun e PD -se takon nje grup te rinjshNë takimin prej 30 minutash , biseda me Bashën u përqëndrua në tre çështje kryesore dekriminalzimin e politikës shqiptare, reforma në drejtësi dhe nevoja e garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.  Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, tha se  këto çështje janë parakushti që Shqipëria  të integrohet në Bashkimin Europian dhe të jetë aleate e denje  në  aleancën euroatlantike. Ora 12: 15 Sekretari Amerikan i Shtetit takon kryetarin e PD-se ne hotel Rogner[caption id="attachment_676757" align="alignnone" width="640"]basha john kerry Ne foto: Takimi Lulzim Basha me John Kerry[/caption]https://youtu.be/y-j8XwvJenIOra 12:00 Kerry takon qytetarëtPas deklaratës së përbashkët për shtyp John Kerry doli nga kryeministria në bulevard ku zhvilloi një takim me qytetarë që kishin dalë ta prisnin.https://www.youtube.com/watch?v=r9AGwvjJiDw[caption id="attachment_676760" align="alignnone" width="640"]Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te[/caption][caption id="attachment_676761" align="alignnone" width="640"]Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te[/caption][caption id="attachment_676762" align="alignnone" width="640"]Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te[/caption][caption id="attachment_676788" align="alignnone" width="640"]Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te[/caption][caption id="attachment_676789" align="alignnone" width="640"]Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te[/caption][caption id="attachment_676790" align="alignnone" width="640"]Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te Ne foto: John Kerry del nga kryeministria ne kembe, takon njerezit qe ishin mbledhur per te[/caption] Ora  12:00 Kerry: Dekriminalizimi, hap kurajoz. SHBA krah jush për reformën në drejtësi. Rama: Ne mars votojme reformenhttps://www.youtube.com/watch?v=XDNS1DeDg0cNë deklaratën për shtyp sekretari amerikan i Shtetit konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë në realizimin e reformës në drejtësi ndërsa e quajti një hap kurajoz pr/ligjin për dekriminalizimin.Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se në mars do të miratohen ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi dhe nënvizoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të SHBA-së në luftën kundër IS por dhe në Afganistan.John Kerry: Jam i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi. Dua të theksoj se kjo është diçka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë po punojnë fort të realizohet dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse dhe kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA janë absolutisht të përgatitura dhe të gatshme dhe unë jam këtu ta konfirmoj në emër të presidentit Obama që ne jemi me ju në këtë transformim  dhe në këtë rrugëtim  por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të ngulmojnë për zbatimin efektiv të tyre. E di këtë nga përvoja vetjake. E di që është e vështirë të kapësh ata që janë bërë të lumtur me procesin e shmangies së përgjegjësive që ndajnë me gjithë kombin e tyre, duke u përfshirë në një formë të aktivitetit korruptiv apo një formë tjetër. Jam I bindur që kryeministri dhe qeveria është e angazhuar për një rrugë që do të garantojë që e ardhmja e Shqipërisë të jetë  ajo që do ta çojë atë në një partneritet të plotë me Europën dhe pjesën tjetër të botës, drejt begatisë dhe mundësive më të mira të popullit shqiptar. Populli shqiptar e di shumë mirë se do të jetojë në një shtet ku sundimi I ligjit do të thotë pikërisht kjo. Gjykatësit dhe prokurorë që I përmbahen të njëjtave rregullave dhe të gjithë do të trajtohen me drejtësi pavarësisht se cila parti politike është në pushtet.Edi Rama: Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi, reformë kyçe. U jemi mirënjohës për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë krah për krah me europianët dhe ekspertët tanë në aspektin teknik të reformësObjektivi është se marsi të jetë muaji për votimin në kuvend të ndryshimeve kushtetuese.Me SHBA nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do vijojnë misionin në Afganistan dhe do të vijojnë deri kur të jetë  e nevojshmeLexoni deklaraten e plote https://www.youtube.com/watch?v=QmlPdzmHuR0Ora 11:30 Rama i dhuron katalogun me piktura Konferenca e parashikuar të mbahej në orën 11:oo, u zhvendos për afro 30 minuta, pasi kryeministri mori kohë për ta njohur zotin Kerry me bibliotekën e kryeministrisë sikurse i dhuroi edhe librin e shkruar dhe firmosur prej tij.Ora 10: 59 Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me sekretarin amerikan të Shtetit.  Mësohet se në takim kanë qenë dhe disa ministra.https://youtu.be/uOkNAsqYGsU[caption id="attachment_676726" align="alignnone" width="411"]qeveria Ne foto: Takimi i perbashket ne kryeministri[/caption][caption id="attachment_676796" align="alignnone" width="640"]kerry ramaa Kryeministri Rama i dhuron katalogun e pikturave te tij John Kerry[/caption]kerry rama rama kerryrama kerryy kerry rama bushati Ora 10: 50 Mesazhi i Nishanit për Kerryn: Vizita, dëshmi se SHBA pranë Shqipërisë kur rreziqet po i afrohenPresidenca zbardh bashkëbisedimin e Sekretarit amerikan të Shtetit me Presidentin Bujar Nishani në aeroport.“Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.  Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” informon zyra e shtypit.Ora 10: 19 Sekretari amerikan John Kerry mbërrin në kryeministri nën masa të rrepta sigurie.  Në hyrje të kryeministrisë ai u prit nga shefi i kabinetit të qeverisë. Më pas u takua me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.[caption id="attachment_676692" align="alignnone" width="640"]kerry bushati Ne foto: John Kerry takohet me Ditmir Bushatin ne Kryeministri[/caption]https://youtu.be/GRp6JaPIqqo[caption id="attachment_676689" align="alignnone" width="640"]kerry23 Ne foto: John Kerry mbërrin në Kryeministri[/caption][caption id="attachment_676690" align="alignnone" width="640"]kerryyy Ne foto: John Kerry mbërrin në Kryeministri, pritet nga shefi i Kabinetit[/caption][caption id="attachment_676688" align="alignnone" width="640"]flamuret Ne foto: Dy flamuret, shqiptar dhe amerikan, ne ambjentet e kryeministrise[/caption][caption id="attachment_676685" align="alignnone" width="640"]xhon kerri Eskorta e Sekretarit amerikan te Shtetit në sheshin "Skenderbej"[/caption] Biseda e shkurtër me Nishanin më pas nisja drejt kryeministrisëOra 10:00 Sekretari amerikan i shtetit John Kerry zhvilloi një bisedë të shkurtër, gati 4 minuta me presidentin Bujar Nishani dhe ambasadorin Donald Lu të cilët kishin dalur për t'i uruar mirëseardhjen. Më pas Kerry hipi në makinë për tu nisur drejt kryeministrisë ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Në orën 10:10 minuta pritet të nisë takimi më pas një deklaratë për shtyp.Ora 10:00 John Kerry zbret në Tiranë i uron mirëseardhjen Donald Lu dhe presidenti Nishani https://youtu.be/OYsoHX6Nxu8Ora 09: 55   Zbritja ne aeroportNë aeroportin "Nënë Tereza" sekretari amerikan i Shtetit John Kerry pritet nga presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu.kerry1 kerry 3 kerry 33kerryOra 09: 45  Avioni i sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry zbret në aeroportin "Nënë Tereza".  Në aeroport ambasadori Donald Lu dhe presidenti Bujar Nishani[caption id="attachment_676663" align="alignnone" width="640"]kerry Avioni i John Kerry në Tiranë[/caption]kerryt Masat e perforcuara te siguriseTirana është zbukuruar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë anës rrugëve. Prej orës 07:00 të gjithë strukturat e policisë, përfshi dhe ajo Kriminale dhe e Antiterrorit kaluan në shërbim të përforcuar. Ndërkohë segmentet rrugore kryesore u bllokuan deri në orën 15:00. Policia e Shtetit Efektivë të Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe repartit RENEA do të jenë në gatishmëri deri në përfundim të vizitës.Vizita e John Kerry në Tiranë është e 5-ta e një Sekretari amerikan të Shtetit, që për një vend të vogël si ky yni mund të konsiderohet një mesazh i qartë i miqësisë që lidh dy vendet tona.Rtv Ora News transmetoi live gjithë vizitën. Live u transmetua dhe në platformën Youtube.[caption id="attachment_676659" align="alignnone" width="640"]donald lu Ne foto: Donald Lu në pritje të John Kerry në aeroportin e Nënë Tereza[/caption][caption id="attachment_676657" align="alignnone" width="640"]Vizita e Kerry në Tiranë monitorohet dhe nga ajri me anë të helikopterit Vizita e Kerry në Tiranë monitorohet dhe nga ajri me anë të helikopterit[/caption][caption id="attachment_676658" align="alignnone" width="640"]Vizita e Kerry në Tiranë monitorohet dhe nga ajri me anë të helikopterit Vizita e Kerry në Tiranë monitorohet dhe nga ajri me anë të helikopterit[/caption]https://youtu.be/PiNsC8d8ooU[caption id="attachment_676629" align="alignnone" width="640"]Vizita e Kerry në Tiranë monitorohet dhe nga ajri me anë të helikopterit Vizita e Kerry në Tiranë monitorohet dhe nga ajri me anë të helikopterit[/caption][caption id="attachment_676620" align="alignnone" width="640"]rinasi2 Ne foto: Pamje nga Rinasi ne pritje të ardhjes se John Kerry[/caption][caption id="attachment_676621" align="alignnone" width="640"]rinasi Ne foto: Pamje nga Rinasi ne pritje të ardhjes se John Kerry[/caption][caption id="attachment_676614" align="alignnone" width="640"]policia ne gatishmeri Ne foto: Forcat e policise ne gatishmeri per viziten e John Kerry[/caption][caption id="attachment_676613" align="alignnone" width="640"]policia ne gatishmeri2 Ne foto: Forcat e policise ne gatishmeri per viziten e John Kerry[/caption][caption id="attachment_676612" align="alignnone" width="640"]policia ne gatishmeri3 Ne foto: Forcat e policise ne gatishmeri per viziten e John Kerry[/caption][caption id="attachment_676611" align="alignnone" width="640"]policia ne gatishmeri4 Ne foto: Forcat e policise ne gatishmeri per viziten e John Kerry[/caption]https://youtu.be/pTDx-CQf240 Akset qe u bllokuan deri ne oren 15:00  Sekretaret amerikanë që vizituan Shqiperine Viti 1991 në Tiranë vjen Sekretari amerikan James BakerViti 2000  në Tiranë vjen Sekretarja amerikane Madeleine AlbrightViti 200Akset qe u bllokuan deri ne oren 15:00 3  në Tiranë vjen Sekretari Amerikan Colin PawellViti 2012  në Tiranë vjen Sekretarja amerikane Hillary ClintonViti 2016, 14 shkurt   në Tiranë vjen Sekretari Amerikan John Kerry /Oranews.tv/