Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten 150 ha tokë, rrezikohen disa banesa

Si pasojë e prurjeve të shumta të reshjeve të shiut lumi Ishëm në Krijë është fryrë dhe ka dalë nga shtrati duke përmbytur 150 ha tokë dhe duke rrezikuar edhe disa banesaKjo është një situatë e përsëritur sa herë që reshjet e shiut intesifikohen.Ndërkaq edhe lumi Mat ka dalë nga trati si pasojë e hapjes së portave të HEC-it të Ulzës dhe Shkopetit.Për pasojë ky lum ka dalë nga shtrati në disa vende në afëri të Skurajve në Kurbin, duke përmbytur disa sipërfaqe me tokë bujqësore.