Reuters: Kerry në Shqipëri për të inkurajuar reformat e anti-korrupsionit
Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit është pasqyruar edhe nga mediat e huaja. Agjencia prestigjoze Reuters e ka titulluar shkrimin e saj “Kerry në Shqipëri për të inkurajuar reformat e anti-korrupsionit”Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti në Shqipëri të dielën për të inkurajuar liderët e vendit për të përfunduar reformat e anti-korrupsionit që mund të përmirësojnë mundësitë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.“Parlamenti në Tiranë është duke shqyrtuar disa reforma, të mbështetur edhe nga Perëndimi, që përfshin një njësi të re anti-korrupsion, e modeluar sipas Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së”, thuhet në shkrimin e Reuters."Kerry do t'i jepte një shtytje të lehtë", ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.“Shqipëria ka marrë nga SH.B.A. ndihma të qëndrueshme ekonomike, duke përfshirë 20 milionë $ për të reformuar gjyqësorin dhe zbatimin e ligjit”, vijon më tej Reuters.