Tirana gati të presë Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2016, 20:10
Tirana është gati të presë Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry. Disa orë përpara mbërritjes së diplomatit amerikan rrugët e kryeqytetit janë dekoruar me flamurin amerikan.Ora News ka sjellë pamje të intinerarit që Sekretari Amerikan John Kerry do të përshkojë nga aeroporti “Nënë Tereza”, deri në bulevardin kryesor të Tiranës, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.