Kerry vjen në Tiranë pas bisedimeve në Mynih për paqen në Siri
John Kerry vjen nga një javë tepër e ngarkuar pasi ka qenë i angazhuar në bisedimet për paqen në Siri si dhe ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të mbajtur në Mynih.Pas muajsh të mbushur me përpjekje dhe diskutime fuqitë ndërkombëtare arritën që të firmosnin një marrëveshje armëpushimi midis qeverisë dhe forcave opozitare. Gjithashtu palët ranë dakord për të shtuar ndihmat që do të dërohen në qytetet më në nevojë të Sirisë.Gjatë konferencës së mbajtur pas marrëveshjes Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry deklaroi se ndërkombëtarët kishin shënuar progres përsa i përket zgjidhjes së krizës.“Jam shumë i lumtur tju them se kemi shënuar progres si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë të vendosjes së një armëpushimi në frontin e luftës. Ne shpresojmë që këto dy pika për të cilat kemi rënë dakord të implementohen plotësisht si dhe të kenë aftësi të ndryshojnë sado pak jetën e qytetarëve sirianë. Kemi rënë dakord që implementimi i marrëveshjes së armëpushimit të nisë pas një jave. Kemi një marrëveshje mabicioze, e cila kërkon vendosmërinë e të gjitha palëve për tu zbatuar siç duhet”, tha Kerry.Pas marrëveshjes për armëpushimin në Siri, përfaqësuesit më të lartë të sigurisë dhe të mbrojtjes në botë u mblodhën sërish për të diskutuar çështjet më të nxehta dhe konfliktet më problematike.Edhe pse ranë dakord pas shumë muajsh bisedime, palet ende nuk duket se qëndrojnë në të njëjtën linjë përsa i përket presidentit të Sirisë, Bashar Al Assad. Një gjë e tillë u rikonfirmua edhe nga një intervistë e Sekretarit John Kerry.“Nëse regjimi i Assad nuk do të mbajë përsipër përgjegjësit që i takojnë dhe nëse sirianët dhe rusët nuk do të respektojnë marrëveshjet për të cilat kemi rënë dakord, sigurisht që komuniteti ndërkombëtar nuk do të rrijë ulur për të parë se çfarë po ndodh. Do të bëjëm sërish presion për largimin e Assad-it” u shpreh Kerry.Por, ndasitë e Rusisë dhe SHBA nuk konstatojnë vetëm në çështjet e Sirisë. Një problem tjetër mbetet situata në Ukrainë.Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ai zhvilloi edhe një takim me Presidentin ukrainas Petro Poroshenko.Diplomati amerikan gjatë mesazheve të tij e bëri të qartë se SHBA nuk janë dakord me veprimet ushtarake të Rusisë në këtë vend, teksa nënvizoi se ndërkombëtarët do të punojnë për të ndalur sa më parë ambiciet e Kremlinit.John Kerry pati edhe një sërë mesazhesh për BE. Ai mbajti bisedime bilaterale me ministrin e Jashtëm të Holandës, vendi i të cilës ka edhe Presidencën e Këshillit të BE.Apeli kryesor i Sekretarit Amerikan të Shtetit shkoi për Britaninë e Madhe. Ai tha se Ushaingtoni kërkon që Mbretëria e Bashkuar të mos dalë nga blloku me 28 anëtarë.Pas dy aktiviteteve mjaft të rëndësishm me sigurinë, Kerry do të takoj edhe kryeministrin e vendit Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati si dhe liderit e opozitës, Lulzim Basha.