Ezio Bosso, kompozitori që emocioni Italinë‏/ VIDEO

Ka emocionuar të gjithë, publikun në sallën e teatrit Ariston të Festivalit të Sanremos 2016, artistët pjesëmarrës në të, orkestrën në skenë e miliona telespektatorë që ndoqën drejtpërdrejtë këtë event, performanca e kompoziorit, pianistit e drejtorit të orkestrës Ezio Bosso.I lindur në Torino më 1971, Ezio Bosso konsiderohet një gjeni i muzikës klasike. Në moshën 4 vjeçare lexonte e interpretonte të gjitha partiturat e muzikës. Ka performuar muzikën e tij qysh në moshën 16 vjeçare, në skenat më të rëndësishme të botës si Royal Festival Hall, Southbank Center London, Sydney Opera House, Palacio de las Bellas Artes di Mexico city, Teatro Colon di Buenos Aires, Carnegie Hall NYC, Teatro Regio di Torino, Houston Symphony, Auditorium Parco della Musica Roma etj.Më vitin 2011 zbulon të jetë i sëmurë nga sindroma Skleroza Laterale Amiotrofika, sëmundje që ai e përshkruan si "periudhën më të errët të jetës së tij". I nënshtrohet një operacioni në tru, pas të cilit iu shfaq një tjetër sëmundje autoimune, që e detyron të përdor një bastun për të ecur."Kisha humbur gjithcka, rrëfehet ai në një intervistë mediatike, gjuhën, muzikën e kujtoja por nuk e kuptoja. Interpretoja e qaja. Për muaj të tërë nuk munda të bëj dot asgjë. Muzika nuk ishte më pjesë e jetës time, ishte larg e nuk mundja ta kapja. Por hoqa dorë të pyesja pse? Çdo problem është një mundësi."E maestro Bosso nuk hoqi dorë nga muzika.Më vitin 2015 publikon diskun e tij të parë dopio CD "The 12th Room", për piano solo. Në Sanremo 2016 interpretoi një pjesë nga ky album të titulluar "Following a bird." Standing ovation, 15 minuta duartrokitje, emocion. Performanca e tij një leksion muzike e jete. Mesazhi i tij me fjalë është "Muzika si jeta, mund të bëhet vetëm në një mënyrë; bashkarisht."Ezio Bosso është fitues i cmimeve të rëndësishme internacionael si Green Room Aëard në Australi,8i vetmi jo austrialin që e ka fituar deri më tani), Syracuse NY Award në Amerikën. Muzika e tij është e kërkuar nga koreografët më të mëdhenj të baletit si Christopher Ëheeldon, Edëaard Lliang o Rafael Bonchela, apo nga regjizorë si James Thierrèe e Gabriele Salvatores, për të cilin ka bërë muzikën e filmave si "Quo Vadis baby? ", "Unë nuk kam frikë", "Djaloshi i padukshëm."

“Muzika është terapia jonë e vërtetë” Ezio Bosso, kompozitori që emocioni Italinë ne SanremoPosted by Ora News on Thursday, February 11, 2016
ImageProxy (2) ImageProxy (1) ImageProxy