Policia me motorë, Tahiri: Modernizimi, rruga e duhur kundër krimit
Pas prezantimit të kamerave të trupit dhe uniformave të reja, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka prezantuar këtë të martë edhe flotën e re të motorave. Tahiri tha se bota e krimit është shumë herë më e sofistikuar në infrastrukturë nga policia, ndaj duhet një reagim më i shpejtë.Krahas makinave dhe kamerave të trupit, efektivët e “Shqiponjave” të Tiranës do të kenë mundësi të lëvizin edhe me motorë.Kjo është flota e re qe do të qarkulloje tashmë në rrugët e Tiranës. Fillimisht janë sjellë 73 motorrë, por më pas ky numër do të rritet.Në ceremoninë e prezantimit në sheshin “Nënë Tereza” ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.Tahiri: Ne e dimë shumë mirë që bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastrukturë që shpesh herë është shumë hapa para ndaj shtetit dhe Policisë. Ajo është detyra jonë që të bëjmë çfarë është e mundur që nëpërmjet modernizimit të Policisë të jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë efektive duke mos lejuar që krimi të jetë para nesh. Përveç kamerave të trupit, Policia e Tiranës dhe disa qendrave urbane pasurohet edhe me këtë njësi operacionale të lëvizshme, duke rikrijuar një model tejet pozitive për Policinë e Shtetit dhe mbi të gjitha për marrëdhënien që duhet të ketë policia me qytetarët, në patrullimin urban dhe reagimin ndaj shqetësimeve të qytetarëve.Drejtori i Policisë Çako tha se me këtë shërbim synohet te një kontroll më i plotë i territorit dhe të rritet efikasiteti në luftën kundër krimit.
