Hajdutët e banesave kapen me granatë ofensive dhe tritol

Dy të rinj të akuzuar si hajdutë janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhjen e një banese në fshatin Pjezë, Shijakut.Mësohet se gjatë kontrollit të banesës është gjetur dhe një granatë ofensive me ndezës të montuar dhe një kallëp tritoli me ndezës elektrik të montuar.Të arrestuarit janë Erald Allushi 19 vjeç, banues në Shijak; Armando Reka 18 vjeç, banues në Shijak.Ata dyshohen se “kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 55 vjeç, ku kanë marrë rreth 600 € dhe 100 000 lekë të reja.Në sajë të veprimeve hetimore profesionale nga ana e Specialistëve për Krimet, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë të dyshuar si autorë edhe të vjedhjes së banesës së shtetases L.Sh. 66 vjeçe, më banuese në Shijak, më datë 20.11.2015, ku kanë marrë 1150 €, 2 500 lekë dhe një telefon të markës"Nokia" informon policia e DurrësitKontrolli i banesaveGjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorëve i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: •rreth 100 € dhe 60 000 lekë(të reja); •një granatë ofensive me ndezës të montuar dhe •një kallëp tritoli me ndezës elektrik të montuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vjedhja në bashkëpunim” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 134/2 dhe 278/3 të Kodit Penal.foto 1 foto 2/Oranews.tv/