Blushi dokument ku rendit shkeljet që i janë bërë statutit të PS
Pasi tentoi që t'i bindë me fjalë një javë më parë, për të hapur garën në parti, deputeti Ben Blushi i paraqiti këtë të hënë kolegëve deputetë një dokument me 10 faqe, ku renditen shkeljet që i janë bërë statutit të partisë me mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar.Blushi: Statuti i PS është shkelur në të paktën 30% të neneve. Ligji për partitë politike në Shqipëri është shkelur në thelbin e saj, në rastin kur PS nuk bën zgjedhje dhe demokracia e saj e brendshme është e cënuar, në shumë nene në rastin kur kryetari ka një mandate 7 vjeçar jashtë statuor.I bindur se demokracia e institucioneve është e lidhur drejtpërdrejt me demokracinë e partive, Blushi tha se nuk mund të ketë drejtësi me parlament të kriminalizuar.Blushi: A mund të jetë Shqipëria një vend demokratik kur partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë Shqipëria drejtësi, institucione të besueshme dhe Parlament të dekriminalizuar nëse partitë nuk janë të hapura, demokratike, nuk bëjnë zgjedhjePërgjigjen për mandatin e kryetarit, Blushi e mori nga deputetja Blerina Gjylameti e cila për herë të parë tha se Kongresi do ta trajtojë çështjen e zgjedhjes së kryetarit.Gjylameti: Kongresi do të trajtojë edhe shqetësimin e disa kolegëve tanë që ka të bëjë me trajtimin që do të ketë zgjedhja për kryetarin e PS.Ndërkohë, mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të Partisë Socialiste, jo vetëm deputeti Blushi, por edhe znj. Mimoza Hafizi ka kërkuar të sqarojë pozicionin e saj për çështjen e zgjedhjeve për kryetarin, por kryetari i grupit, Gramos Ruçi është shprehur se mbledhja nuk kishte këtë objekt diskutimi.Grupi parlamentar i PS ka dëgjiar gjithashtu edhe raportimin e punës së ministrave të shëndetësisë, Beqaj, të Ekonomisë, Ahmetaj, dhe të energjisë, Gjiknuri. Mësohet se deputeti Besnik Bare ka kërkuar anulimin e dy koncensioneve, por Ministri Damian Gjiknuri ka deklaruar se nuk i lejonin kontratat.Ahmetaj: Ishte një parashtrim i të gjtihë reformave të qeverisë dhe jo ministrive specifike. U fol për partneritetin publik privat, për atë që kemi bërë dhe që do të bëjmë në favor të qytetarëve.U fol për tendencën positive të ekonomisë shqiptare, e konformuar edhe nga S&P, i vlerësimit pozitiv nga B në B+.Është e disata herë kur ne ndajmë me grupin parlamentar pritshmërinë për ekonominë dhe parapërgatisëm grupin për reformat që do marrim në vitin 2016 e në vazhdim.Ndonjë deputet edhe mund të ketë pasur paqërtësi, por grupi është i qartë. Të gjitha koncesionet nuk dalin asnjë fije jashtë programit të PS kur ne kemi qenë në opozitë. Ne i referohemi partneritetit publik privat si një nga instrumentet për të ofruar më shumë shërbime.Por, këtë të hënë ra në sy edhe këto dy punonjëse të Partisë Socialiste, të cilat mbanin shënim shqetësimet e qytetarëve të cilët kërkojnë ndihme për zgjidhjen e problemeve të tyre nga selia rozë, ku nuk kanë munguar as incidentet jashtë godinës. [caption id="attachment_672456" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ministri Ahmetaj pas daljes nga mbledhja e PS[/caption][caption id="attachment_672436" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Tahiri duke dale nga selia e PS-se[/caption][caption id="attachment_672443" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pandeli Majko duke dale nga selia e PS-se[/caption][caption id="attachment_672444" align="alignnone" width="583"]
Ne foto: Nikolla dhe Gjermeni duke dale nga selia e PS-se[/caption][caption id="attachment_672445" align="alignnone" width="585"]
Ne foto: Taulant Balla duke dale nga selia e PS-se[/caption][caption id="attachment_672446" align="alignnone" width="581"]
Ne foto: Bledar Cuci duke hyre ne seline e PS-se[/caption]/Oranews.tv/