Prodhuesit e luleshtrydheve: Shteti duhet të na gjejë treg shitje

Fermerët e luleshtrydhes në zonën e Frakullës në Fier kërkojnë treg për shitjen e luleshtrydhes, e cila po kultivohet masivisht.Kjo kulturë kultivohet masivisht në sera nga fermerët, të cilët deri më sot prodhimin e kanë shitur në Kosovë dhe në tregun vendas.Fermerët e Frakullës në Fier të cilët kultivojnë luleshtrydhen apelojnë për treg. Sipas tyre prodhimi është i mbarë, por mungesa e tregut të shitjes, i penalizon.Deri tani tregu kryesor për shitjen e luleshtrydhes ka qenë Kosova, por kjo për fermerët nuk është e mjaftueshme.Dy fermerë thonë: Sivjet është viti i parë. Kemi një prodhim jashtëzakonisht të mbarë dhe do të donim vetëm ndihmën e shtetit per treg. Deri tani jemi munduar ta kapim vetë tregun dhe kemi qenë të lidhur me tregtarët e Kosovës, por të shohim më pas. Prodhimi është super cilësor, por nuk kemi treg ku ta shesimVitin e kaluar, vet kryeministri përgëzoi fermerët e Frakullës për iniciativën për mbjelljen e kësaj kulture duke i nxitur të investojnë në këtë kulturë. Sipërfaqja e mbjellë me luleshtrydhe në këtë zonë shkon deri në 35 ha, ku për çdo hektar merret një prodhim prej 500 kuintalësh. aktulisht në tregun vendas një kg luleshtrydhe kushton 500 lekë.luleshtrydhe/Oranews.tv/