Bosnje, gratë në protestë kundër ndalimit të shamisë islame në institucione
Mbi 2000 gra në Bosnje protestuan kundër ndalimit të vendimit për ndalimin e veshjes së shamisë islame, në gjykata dhe institucione të tjera ligjore.Vendimi përfshin të gjithë simbolet fetare, në mënyrë të veçantë hixhabin, ose shaminë islame.Gratë marshuan për më shumë se një orë në Sarajavë të dielën e 7 shkurtitHixhabi u ndalua nga autoritetet komuniste, kur Bosnja ishte ende pjesë e ish- Jugosllavisë, deri më 1992, kur deklaroi dhe pavarësinë. Protesta ishte kundër vendimit të Këshillit të Lartë në Bosnje e cila mbikqyr funksionin e sistemit të drejtësisë ndaloi "shenjat fetare" në institucionet gjyqësore. Disa gra mbanin në dorë pankarta ku shkruhej Hixhabi është e drejta ime"Organizatorja e protestës Samira Zunic Velagic tha se ndalimi ishte një sulm serioz ndaj ndaj nderit, personalitetit dhe identitetit mysliman" dhe se vendimi synon të ndalojë gratë myslimane nga e drejta e tyre për të punuar.Vendimi është dënuar dhe nga politikanë myslimanë dhe liderë të besimeve fetare.Bosnja është një vend me 3. 8 milionë banorë, ku 40 % janë muslimanë
