Turqi, ngrihen tenda për refugjatët e ri nga Siria, Merkel sot në Ankara

Vijojnë të qëndrojnë të bllokuar në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë qindra mijëra klandestinë të larguar nga ofensiva e fundit në Alepo dhe rrethinat e tij.Edhe pse shumë punonjës të ndihmave humanitare po shpërndajnë ushqime, veshje e medikamente për emigrantët e strehuar në kampe, sërish ka një shqetësim të madh për kushtet e vështira dhe përhapja e mundshme e sëmundjeve si pasoje e motit të ftohtë.Të dëshpëruar, mijëra njerëz po presin me durim në kampet e mbipopulluar që Turqia të hapë portat, teksa Bashkimi Europian ka rritur presionin ndaj autoriteteve në Ankara që refuzojnë të bëjnë diçka të tillë.Qeveria turke ka deklaruar se politika e dyerve të hapura mbetet e njëjtë, por sipas saj hapja e portave nuk është e nevojshme sa kohë emigrantët po marrin gjithçka kanë nevojë përtej kufirit.Shefja për politikë të Jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogherini deklaroi në fundjavë se Turqia përpos anës morale, ka detyrim ligjor të sigurojë mbrojtjen e emigrantëve.Në nëntor të 2015 Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje me Ankaranë, duke i ofruar 3.3 miliardë dollarë në këmbim të kujdesit ndaj emigrantëve në tokën turke.Rreth 4,6 milionë njerëz janë larguar nga Siria që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011, teksa 13,5 milion të tjerë kanë nevojë për ndihmë brenda vendit.Ndërkohë kancelarja gjermane, Angela Merkel, mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Ankara, për tu takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe me kryeministrin, Ahmet Davutoglu./Oranews.tv/