Maqedonia përforcon gardhin me tela me gjemba në kufi me Greqinë
Ushtria maqedonase ka filluar ndërtimin e një gardhi edhe më të madh në kufi me Greqinë, me qëllim rritjen e normave të sigurisë.Gardhi i ri me tela me gjemba do të ketë një gjatësi prej 37 km përgjatë kufirit dhe 3 metër lartësi.Sipas autoriteteve, pengesa e radhës ka qëllim ti japë më shumë kohë policisë të veprojë për të bllokuar emigrantët ekonomik.Pjesa më e madhe nga vende si Algjeria, Pakistani dhe Maroku, ata nuk lejohen të kalojnë kufirin, por shpesh herë situata ka degjeneruar në protesta apo edhe në iniciativa si shkatërrimi i gardhit dhe kalimi i kufirit në këmbë.Më shumë se 1 milion persona të përfshirë nga lufta dhe varfëria janë larguar nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika për t'iu drejtuar Europës.Mbi 800 mijë prej tyre kanë udhëtuar nëpërmjet Greqisë me synimin për të mbërritur kryesisht në Gjermani, ku 62 mijë emigrantë kanë zbarkuar në brigjet greke vetëm muajin e shkuar.Qeveritë e vendeve ballkanike që kanë shërbyer si tranzit për emigrantët kanë ndaluar rreptësisht kalimin e personave që nuk vijnë nga zonat e konfliktit, duke iu dhënë akses vetëm sirianëve, irakianevë dhe afganëve.Javën e shkuar drejtorët e përgjithshëm të forcave të rendit në Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni, gjatë një takimi në Shkup vendosën që personat pa mjet identifikimi nuk do të lejohen të hyjnë në këto vende.