A ka nevojë Australia për një flamur të ri?
Dr.Benjamin T.Jones nga Universiteti i Sidneit Perëndimor, ka propozuar 6 opsione të ndryshme për të ndryshuar flamurin e Australisë.Të gjithë modelet e sugjeruara prej tij, nuk përfshijnë flamurin e Britanisë së Madhe.6 Flamujt kanë simbolet e kulturës së ishujve australianë Aboriginal dhe Torres Strait duke përdorur ngjyrën jeshile dhe të verdhë, kryqin për rajonet jugore etj.Dr.Jones tha se krijoi Planin Për Një Flamur Alternativ Australian, sepse Australia nuk ka pasur asnjëherë një proces krejtësisht demokratik për të zgjedhur flamurin e saj kombëtar.“Flamuri aktual i Australisë u dizenjua në vitin 1901 në një konkurs për flamurin e qeverisë ku kërkohej një element i Britanisë së Madhe dhe miratimi i saj. Kur u bë flamuri zyrtar i Australisë në 1954, njerëzit nuk u përfshinë në marrjen e vendimit” – u shpreh Dr Jones për Independent Australia.
/Oranews.tv/