Kryebashkiaku i Pogradecit në Gjermani, fton investitorët
Bashkia e Pogradecit dhe Komunat e Strugës dhe Ohrit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Wismar të Gjermanisë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, ruajtjen e mjedisit si dhe shfrytëzimin e të gjitha resurseve e vlerave të Liqenit të Ohrit duke marrë për bazë modelin gjerman.Kryetari i Bashkisë Pogradec Eduart Kapri, homologu i Strugës Ziadin Sela dhe përfaqësues të komunës së Ohrit ishin pjesë e një organizimi të zhvilluar në Wismar nga organizata Konrad-Adenauer-foundation.Memorandumi që nënshkrohet për herë të parë do të pasohet nga një marrëveshje më e gjerë bashkëpunimi mes 3 bashkive në muajin mars.Të 3 bashkitë do të angazhohen për projekte të përbashkëta për të rritur turizmin dhe shkëmbimet mes tyre. Bashkia e Wismarit është një nga qytetet më të vjetra gjermane që mbrohet nga UNESCO, ç'ka për z Kapri është një model i shkëlqyer për Pogradecin për ta pasur si model.Kryebashkiaku Kapri zhvilloi edhe takime me disa investitorë gjermanë të cilët i ftoi të vizitojnë Pogradecin dhe të nisin projekte investimi veçanërisht në turizëm.