PD akuza Haxhinastos për mospërfundimin e rrugës, Ministria: E kemi prioritet
Qytetarë të Elbasanit të mbështetur nga Partia Demokratike kanë protestuar për rrugën Elbasan-Tiuranë, të papërfunduar prej të paktën dy vitesh.Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, akuzoi direkt Ministrin Haxhinasto për lënien gjysëm të këtij projekti të rëndësishëm duke qenë dhe deputet i Elbasanit.Boçi: Si mund të jetë një deputet, deputet i Elbasanit që është i Ministrisë përkatëse dhe nuk merr guximin të ndërhyjë në rrugën Tiranë-Elbasan. Vetëm për 8 muaj në kohën e Sali Berishës ne bëmë tunelin më gjigand.I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Transportit, e cila sqaroi se është e angazhuar për ta përfunduar sa më parë rrugën Elbasan-Tiranë, por pa kosto shtesë për qytetarët.Arbër Hitaj: Projekti i kësaj vepre, u modifikua disa herë, në dëm të cilësisë e standarteve, për të fituar kohë e për të arritur inagurimin përpara zgjedhjeve të 2013-tës. Dhe kostot jemi të detyruar ti paguajmë sot. Siqurojmë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, se qeveria është e angazhuar maksimalisht për të përfunduar sa me pare, Rrugën Tiranë-Elbasan dhe te gjithë veprat e lëna me problematika të mëdha, por pa e shtuar koston në xhepat e tyre.