Zhvillimi i qyteteve, Gjermeni-bashkive: Dorëzoni projekte, të merrni fonde

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka qenë në Bulqizë ku inspektoi punimet ne pedonalen dhe unazen e qytetit.Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ndalesën e dytë e bëri në Burrel ku pa nga afër projektet e financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, siç është Parku i Lojërave për Fëmijë, rehabilitimin e  Fasadave të pallateve dhe dhe trotuaret në disa rrugë.Gjermeni: Rilindja urbane do të ketë impaktin e saj në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone, sidomos përsa i përket turizmit, por edhe zhvillimit të pyjeve.Gjermeni u ka bërë thirrje bashkive  të konkurrojnë me projekte për të marrë investime të reja nga fondi i zhvillimit të rajoneve.