Mazhoranca mban takimin e përjavshëm, Ahmetaj: Rakorduam çështjet ekonomike
Aleatët në qeveri kanë zhvilluar takimin e përjavshëm në “Vilën 30”.Fillimisht u pa të mbërrinte kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe më pas kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministrat Tahiri e Ahmetaj, të cilët preferuan të ecnin në këmbë.Ndërkohë, nga LSI kryetari Meta ishte i shoqëruar nga nënkryetari Vasili, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe Ministri Panariti.Në takimin që zgjati 2 orë, tema kryesore e diskutimit ka qenë ekonomia dhe Byroja e Hetimit.Për mediat, Ministri Arben Ahmetaj, deklaroi se në 17 shkurt pritet që FMN të aprovojë rishikimin mbi ekonominë shqiptare.Ahmetaj: Me datën 17 shkurt FMN aprovon rishikimin mbi ekonominë shqiptare dhe rakorduam gjithë çështjet ekonomike, sigurisht dhe ato për sektorët prioritarë. Bujqësia, që besoj se Ministri i Bujqësisë do shprehet vetë. Këto ishin diskutimet kryesore.Sigurisht që u diskutua në fund edhe çështja e reformës në drejtësi dhe është rakorduar për të pritur gjithë reflektimin e komisionit të Venecias. Kaq ishte.Lidhur me FMN, presim një disbursim granti?Ahmetaj: Nuk është thjesht një disbursim, patjetër që ka disbursim.Është një konfirmim i zhvillimeve pozitive ekonomike të vendit.I pyetur për Byronë Kombëtare të Hetimit, Ahmetaj tha se më parë do të priten rekomandimet e Komisionit të Venecias.Ahmetaj: Do pritet Komisioni i Venecias për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Diskutuat në termat konkret, Byroja e Hetimit do jetë e varur nga Ministria e Drejtësisë si modeli kroat apo terësisht e pavarur si modeli rumun?Ahmetaj: U diskutua në parim për reformën në drejtësi dhe do priten të gjithë konkluzionet e Komisionit të Venecias.Ditët e fundit, Byroja Kombëtare e Hetimit është kthyer në çështje kryesore të politikës.[caption id="attachment_670495" align="alignnone" width="640"]
Rama, Tahiri dhe Ahmetaj tek vila qeveritare[/caption][caption id="attachment_670496" align="alignnone" width="640"]
Rama, Tahiri dhe Ahmetaj tek vila qeveritare[/caption][caption id="attachment_670497" align="alignnone" width="640"]
Rama, Tahiri dhe Ahmetaj tek vila qeveritare[/caption][caption id="attachment_670654" align="alignnone" width="640"]
Tahiri dhe Ruçi pas takimit[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=9ODxDZp9dcg