Zhduket 43 vjeçari në Mallakastër, familjarët dyshojnë se e kanë rrëmbyer

Denoncimi i zhdukjes së një 43 vjecari ka vënë në alarm policinë e Fierit. Familjarët që kanë bërë denoncimin kanë ngritur pretendimin se i afërmi i tyre i zhdukur prej së enjtes, mund të jetë rrëmbyer. Mallakaster-Një 43 vjecar është denoncuar i zhdukur nga familjarët në policinë e Fierit. Familjarë të Lavdosh Avdulajt, banues në fshatin Ninsh të Mallakstrës, pas denoncimit në polici thonë që 43 vjecari  mund të jetë rrëmbyer, psi për herë të fundit është parë të largohej në një automjet.Babai i të zhdukurit: Në këtë kohë është mbyllur porta e makinës edhe makina ka ikur me shpejtësi që unë nuk ja arrita dot nga shtëpia ime ti dilaj përpara. Pas denoncimit, policia e Fierit, ka nisur hetimet për të zbardhur pretendimet e familjarëve, rreth zhdukjes së 43 vjecarit  Lavdosh Avdulaj.[caption id="attachment_670938" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Lavdosh Avdulaj, personi i zhdukur Ne foto: Lavdosh Avdulaj, personi i zhdukur[/caption]