5 të plagosur tek "Trauma", tre në gjendje të rëndë, një tjetër lë spitalin
Nëndrejtori i Spitalit të Traumës ka dhënë një informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga masakra e Elbasanit, ku tre persona mbetën të vrarë dhe disa u plagosën. Arben Zenelaj thotë për Ora News se në Spitalin e Traumës aktualisht ndodhen 5 të plagosur, ku 3 janë në gjendje më të rende dhe njëri prej tyre do ti nenshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.Arben Zenelaj: Në spitalin tonë kanë mbërritur 6 nga pacientët e ngjarjes së Elbasanit. Janë bërë ekzaminimet dhe reanimimi i situatës së emergjencës. Akutalisht në spital gjenden 5 pacientë pasi njëri prej tyre nuk paraqeste problem. 3 janë nënë mbikqyrjen e mjekëve, 2 raste të tjera janë të shtruar në pavionet e spitalit janë në gjendje më të mirë shëndetësore, janë jashtë rrezikut për jetën. Për njërin prej tyre është e vendosur që do ketë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për dy të tjerë po vijojnë me ekzaminime të cilat janë kërkuar për tu detajuar sot në mëngjes. Plagët janë të shpërndara në regjione të ndryshme të trupit, por për në nuk ka rëndësi numri i tyre, po dëmtimi që ato shkaktojnë.