Arrestohen 3 të rinj, u kapën me 14.7 kg kanabis në fshatin Krrabë
Tre persona u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën me 14.7 kg kanabis sativa. Operacioni i koduar “Labidari” u zhvillua në hyrje të fshatit Krrabë nga specialistët e Seksionit te narkotikeve.Të arrestuarit janë Hamdi Rrafmani, 26 vjeç, Lutfi Çollaku, 28 vjeç dhe Kledian Jonuzaj, 28 vjeç, të tre banues në Lana Bregas në Tiranë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Nissan Patrol”, një peshore elektronike dhe 5 celularë të markave të ndryshme.Materialet hetimore u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për Nenin 283/2 i K.Penal.[caption id="attachment_669306" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_669304" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption]