Zbulohet shtëpia e tuneli sekret i El Chapo

Disa video të lançuara në internet, shfaqen pronat e njeriut më të kërkuar në botë, bosit ndërkombëtar të drogës, Joaquin Guzman, njohur ndryshe si . Në këto ambjente El Chapo i fshihej forcave të sigurisë. Dera ishte ishte fshehur pas një pasqyre dhe nga aty mund të kalojë përmes një tuneli të sofistikuar, drejt qytetit.Kreu i kartelit të drogës Sinaloa, u arrestuar javën e shkuar pas disa muajve në ndekje të policisë, pasi arriti të arratiset nga një tunel në një burg të sigurisë së lartë në Meksikë, në muajin korrik.Përpara se të arrestohej, Guzman ka kaluar ore të tëra nëntokë, në një tunel ku nuk mungonte asgjë për një jetë luksi, në qytetin e tij të Lindjes, në Los Mochis, në Sinaloa.Në video shfaqet gjithçka nga shtëpia luksoze dhe tuneli i tij i shpëtimit.Forcave të sigurisë dhe policisë iu desh 90 minuta për të zbuluar hyrjen e tunelit të fshehtë.Tuneli mbyllej me dyer te blinduara në rast të ndonjë përmbytje. Ndërkohë në kuzhinë, pas frigoriferit, u zbulua një tjetër gropë në mur, që tregonte një tjetër projekt për një tjetër tunel të fshehtë, që ta ndihmonte Guzman ti shpëtonte policisë.Imazhet tregojnë edhe gjak dhe vrima plumbash në muret e bardhë nëpër të gjithë shtëpinë, duke treguar qartë se ka patur shpesh herë shkëmbim zjarri. Dhoma e El Chapos ishte vërtet luksoze, me gjithçka që i duhej atij për një jetë normale ndërsa u zbuluan edhe qese me testosteron, shiringa, antibiotikë dhe prezervativë.Forcave të sigurisë iu desh të hidhnin poshtë me forcë dy dyer për të zbuluar edhe dhomën e artilerisë së Guzman, e mbushur plot me armatime të rënda dhe raketa.3500/Oranews.tv/