Shqipëria në radhët e ferrit

Radhet e gjata i kanë shoqëruar shqiptarët edhe në këto 25 vite pas rrëzimit të regjimit komunist. Hija e errët e radheve në kohën e diktaturës për ushqime sot vazhdon për marrjen e shërbimeve të ndryshme.Një raport i vetë institucioneve shqiptare zbulon të dhëna tronditëse. Rreth 1700 shërbime  ofrohen pa standarde dhe ka raste kur vetëm për një shërbim duhen 17 dokumenta.Vendi yne ka përfituar herë pas here fonde edhe nga BE edhe nga buxheti i shtetit për rritjen e cilësisë në ofrimin e këtyre shërbimeve,  por sërish asgjë në terren nuk ka ndryshuar.Rastet e fundit kanë qenë ato të pajisjes se qytetarëve shqiptarë në verën e vitit të kaluar me pasaportë, dhe aktualisht me kartën e shëndetit.Mimoza Picari ju sjell dëshmi nga ky proces dhe debati politik mbi të në rubrikën Insight./Oranews.tv/