PPE mesazh për PS: Rruga drejt BE-së kalon nga konsesusi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz, ka kërkuar nga politika shqiptare që të gjejë rrugën e konsensusit dhe bashkëpunimit për miratimin e reformës në drejtësi.Duke folur për zhvillimet politike dhe reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për integrimin europian, zyrtari i lartë i partive popullore, tha se konsensusi është kyçi isuksesit ndaj ai tha se Partia Socialiste duhet të ndjekë këtë linjë.Antonio López-Istúriz:"Lidhur me reformën e drejtësisë në Shqipëri, kjo është një reformë shumë e rëndësishme. Përfshirja e Komisionit të Venecias dhe gjithë proçesi legjislativ mund të sjellë hapa shumë pozitivë. Edhe një herë e përsëris. Ne nuk po i kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme Shqipërisë. Po i kërkojmë të njëjtat reforma që kanë kryer dhe vendet e tjera. E theksoj këtë, që të jetë sa më e qartë për shqiptarët. Ndaj, duhet që të dyja palët, qeveria dhe opozita të gjejnë marrëveshje mbi reformën në drejtësi. Ne duam të shohim një proçes konsensual. Ndaj i bëjmë thirrje Partisë Socialiste që të gjendet një marrëveshje dhe të ndiqet linja konsensuale. Kjo është në dobi të vendit dhe pozitive për Europën"Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Europiane, kërkoi gjithashtu zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, si instrument majft i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Antonio López-Istúriz:"Ne jemi vërtet shumë krenar që ishte Basha që mori inisiativën për dekriminalizimin dhe që paketa ligjore për dekriminalizimin u aprovua në dhjetor. Por përveç krenarisë për inisiativën e marrë dhe rezultatin e arritur prej ti, ne duam që tani të shohim edhe nga socialistët që të japin kontributin e tyre për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Eshtë një ligj i mirë. Këto janë hapat që Shqipëria duhet të hedhë për integrimin në Bashkimin Europian"Dekriminalizimi, sipas zyrtarit të lartë europian, është një parim që nuk vlen vetëm për Shqipërinë por për gjithë partitë partitë politike në Europë./Oranews.tv/