Berisha: Arrestimi i Kserës, akt i porositur për qëllime të qarta politike

Dy ditë nga arrestimi i ish ministrit të qeverisë së tij, Spiro Ksera, reagon ish kryeministri Berisha.Berisha thotë se dënon me ashpërsi arrestimin e Kserës pa u marrë në pyetje duke e quajtur një akt të porositur për qëllime të qarta politike.Ai i bën thirrje trupit gjykes të gjykojë bazuar në ligj dhe vetëm ligjin pa asnjë ndikim politik nga prokurorët e sojit TroçiPostimi i plote ne fb i Sali BerishesArrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavisem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.Dje avokati i ish ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:

- Ish ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk es hte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi- Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per friken e urdherleshuesit nga akti i tij i pamoralshem- Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.- Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe si minimum lene shijen e nje akti politik dhe te deshtuar.Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit! sb
Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavisem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise...Posted by Sali Berisha on Sunday, January 31, 2016