Arqipeshkvisë së Shkodrës i jepet titulli "Mirenjohja e Qarkut"
Është shenjë falenderimi, mirënjohje, e përkujtimi për 40 martirët e Kishës Katolike që komunizmi ua mori jetën pasi deshën një popull të lirë që beson në ZotE vendosur në sheshin "Gjon Pali II" në Shkodër, vepra e skulptorit Agim Rada sheh nga qielli, për të paraqitur simbolikisht lutjet që këta martirë bënë në momentet e fundit të jetësInaugurimi bëri bashkë nuncin apostolik në Shqipëri imzot Ramiro Molinar Ingles, ministren e Kulturës, përfaqësues të qarkut shkodër dhe klerikë.Ceremonia u pasua me promovimin e librit "Nëntori i Bardhë" kushtuar meshës së parë që solli lirinë e besimit në 4 nëntorin e 1990-es. Dhe më pas dorëzimi I titullit "Mirenjohja e qarkut" Arqipeshkvise Shkoder- Pult.Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodres: Vendosja zyrtare e veprës së zotërisë Agim Radës që kujton martirizimin ne vendin tonë në vitet e errëta është një paralajmërim për brezat e rinj dhe për të gjithë ne, për një Shqipëri më të mirë.Greta Bardeli, kryetare e këshillit të qarkut Shkoder: Mrekullia që martirët e besimit nuk reshtën se besuari që do të ndodhte mesha e parë e mbajtur nga Don Simon Jubani më 4 nëntor 1990.Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se Shkodra ishte qyteti që dha provat e mëdha, përballë diktaturës së egër që mori gjithçka.Mirela Kumbaro, ministre e Kultures: Kultura ka në këtë qytet kapitullin e saj më të rëndëishëm në Historinë e Shqipërisë.
/Oranews.tv/