Greqia fillon blerjen e naftës bruto nga Irani, pas heqjes së sanksioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2016, 22:08
Në marrëveshjen e parë të këtij lloji pas heqjes së sanksioneve, kompania kryesore greke e naftës ”Hellenic Petroleum” do të blejë naftë nga Irani në një sasi që është sa një e katërta e përpunimit të total naftës nga ana e kompanisë së vendit ballkanik, njoftoi faqja greke e internetit, Toc.gr.Marrëveshja, që përfshin pagesën greke te kompania shtetërore iraniane e naftës, NIOC, me vlerë 755 milionë dollarë, u arrit sot gjatë një vizite në Athinë të zëvendësministrit iranian të Naftës, Amirhossein Zamaninia.Para vendosjes së sanksioneve, në vitin 2012, Greqia ishte një nga klientet kryesore të naftës bruto iraniane./Marrë nga ata/