Zbulohet resorti ku do qëndrojë kombëtarja gjatë europianit
Zbulohet shtëpia e Kombëtares në Francë. Kuqezinjtë e Gianni De Biasit dhe stafi drejtues do të akomodohen në krahinën e Perros-Guirec që ndodhet në veriperëndim të FrancësBëhet fjalë për një lokalitet të qetë buzë oqeanit Atlantik, ku lojtarët e Kombëtares Shqiptare do të akomodohen për Euro 2016. Krahina ndodhet 41 km larg qytetit të Guingampit dhe pranë aeroportit të Lanionit, nga ku skuadra mund të zhvendoset për tre ndeshjet e grupit, fillimisht në Lens kundër Zvicrës dhe më pas në Marseille e Lyon.Hoteli “Agapa” do të hapë dyert për delegacionin shqiptar. Vendimi është marrë pas konsultimeve të bëra me trajnerin De Biassi i cili mesa duket ka preferuar një rezidencë larg zhurmës për të punuar i qetë me grupin e tij.Kombëtarja do të zhvendoset në lokalitetin turistik francez disa ditë përpara nisjes së Kampionatit Europian që fillon me datën 10 Qershor, dhe sfidën e parë do ta luajë në stadiumin e Lensit kundër Zvicrës vetëm një ditë më pas.