Zjarret në Australi, digjen 100 banesa, evakuuohen 1600 banorë
Zjarret në Australi kanë shkaktuar djegien e të paktën 100 banesave duke lënë shumë të pastrehë. Në shtetin e Viktorias të paktën 1 600 banorë por edhe turistë janë evakuuar. Fatmirësisht flakët e zjarrit nuk kanë shkaktuar as viktima dhe as të lënduar.Shteti i Viktorias në Australi është përfshirë nga flakët, teksa numërohen afro 100 shtëpi të djegura. Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se fatmirësisht, nuk të lënduar në njerëz.Nga zona u evakuan menjëherë 1.600 banorë dhe turistë që gjendeshin aty për pushime. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë 500 zjarrëfikës, 18 aeoroplanë si dhe 60 makina zjarrfikse. Komisioneri i menaxhimit të Emergjencave, Craig Lapsey, ka dhënë alarmin se flakët që kanë përfshirë pyjet mund të zgjasin edhe për disa muaj.Sipas tij, temperaturat e larta mund të bëjnë që zjarri të jetë një problem serioz deri në muajin janar ose shkurt të vitit të ardhshëm.


/Oranews.tv/