Europa në masa të rrepta sigurie për ndërrimin e viteve
Qytete më të mëdha europiane janë paralajmëruar se gjatë periudhës festive të ndërrimit të viteve mund të goditen nga akte terroriste. Megjithatë, alarmi dhe niveli i sigurisë u rrit që pas ngjarjeve të parisit.130 viktima dhe kërcenimet që erdhën më pas nga shteti islamik, se pas parisit radhën e kanë kryeqendrat e tjera europiane, roma, brukseli, viena , londra e moska janë blinduar nga forcat të shumta policie. Bashkë me afmosferën festive në kryqeytetet europiane është shtuar precenca policoreZëdhënësi i policisë së Vienës Kristof Polz deklaroi se sulme me armë zjarri dhe eksplozivë mund të ndodhin në çdo moment dhe për këtë arsye forcat e rendit kanë ndërrmarrë të gjitha masat për të parandaluar akte të tilla, duke përforcuar normat e sigurisë sidomos në në zonat më të populluara të qytetit.Në ditët përpara krishtlindjeve morëm informacione nga inteligjencase mund të ketë akte terroriste në ditët mes Krishtlindjeve dhe vitit të ri. Ky njoftim i është dërguar edhe disa prej qyteteve më të mëdha në Europë"- u shpreh zëdhënësi i policsë së Vjenës, duke shtuar se në njoftim e marrë përmendeshin edhe një sërë emrash konkret si agresorë të mundshëm. Kryqyteti italian gjithashtu ëhstë blinduar nga forcae e sigusië me rastin e festave të fudnvitit, por edhe me rastin e nisjes së vitit jubilat.Të gjitha zonat rreth vatikanit vecanërisht janë nën vëzhgim dhe patrullim 24 orë nga forcat e rendit.Ndërkohë që autiotetet në Rusi i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ndërsa në Britaninë e Madhe po krijohen 4 njësi të reja anti-terror në 4 qytete të ndryshme . Ndërkohë në fillim të vitit 2016 agjencia e policsë europiane do të krijoj një qëndër shkëmbimi informaconesh, sidomos në lidhje me personat që hyjnë në kontinentin e vjetër.