Fëmijët emigrantë luajnë me topa bore me policët serbë

Një video e publikuar në rrjetet sociale me në fokus fëmijët emigrantë ka bërë xhiron e botës. Kryesisht sirianë dhe irakianë, fëmijët luajnë me topa bore me policët serbë në një qendër strehimi në kufirin me Kroacinë. Deri tani video ka marrë 900 mijë klikime.Këto imazhe që tregojnë fëmijët emigrantë kryesisht nga Siria dhe Iraku që luajnë me topa bore me policët serbë në kufirin me Kroacinë kanë bërë xhiron e botës dhe mbase japin imazhet me të bukura të krizës së kalndestinëve.Video u publikua në Facebook nga Nemanja Bozovic, koordinator i refugjateve dhe klandestinëve në republikën serbe, i cili tha se pamjet janë filmuar në një qendër refugjatësh në Sid, zonë e cila ndodhet në veriperëndim të Serbisë. Ai tha se fëmijët kanë arritur atje me tren nga Presheva dhe qëndrojnë vëtëm disa orë derisa një tjetër tren të vijë për ti dërguar më pas në Kroaci.Që prej publkimit të saj në orët e vona të së martës, video ka marrë mbi 900 mijë klikime dhe është transmetuar nga mediat më prestigjioze botërore.Sipas Eurostat, në nëntë muajt e parë të 2015, 812,705 persona kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian. Më shumë se gjysma kanë mbërritur gjatë muajve korrik gusht shtator teksa për 2014 numri I tyre ishte 626,065 persona./Oranews.tv/