Policia australiane arreston dy persona të dyshuar për terrorizëm, një prej tyre vetëm 15 vjeç
Policia e Sydneyt ka vënë në pranga dy të rinj, respektivisht 15 dhe 20 vjec, të cilët do të përgjigjen për akuzën e një komploti terrorist.Arrestimet kanë të bëjnë me ngjarjet që ndodhën në shtator të vitit 2014, kur autoritetet ndaluan dhjetëra persona pas informacioneve të ardhura nga shërbimet inteligjente.Sipas të dhënave të grumbulluara, ata kishin qënë pjesë e planeve për të vrarë persona të pafajshëm në rrugët e qytetit të Sydneyt.Autoritetet kanë bërë me dije se do të ketë rritje të masave të sigurisë, për të parandaluar çdo incident të mundshëm.Zyrtarët e qeverisë druhen se pjesmarrja e avionëve të Forcave Ajrore australiane në luftën kundër Shtetit Islamik mund të nxisë urrejtje në rradhët e ekstremistëve.Zëvëndes Komisioneri i Sigurisë Kombatare, Michael Phelan, u shpreh se do të ketë një bashkëpunim më të gjerë midis autoritetetve vendase dhe shërbimeve inteligjente të shteteve të tjera.