"Edukimi përmes kulturës", bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës
"Edukimi përmes kulturës" është programi që do të bëjë bashkë ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, ministja Lindita Nikolla paralajmëroi se në funksion të këtij qëllimi do të ketë ndryshime në kurrikulat mësimore.Nikolla: Forma të tilla të edukimit rrisin gjithnjë e më shumë cilësinë e shkollës shqiptare, rrisin cilësinë e fëmijëve tanë. Ajo që është e rëndësishme duke ndërhyrë edhe në programet e kurrikulës mësimore në mënyrë që programet përshtaten me këtë projekt të përbashkët që ne do të nënshkruajmë sot.Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e vuri theksin tek domosdoshmëria e edukiumit të fëmijëve edhe jashtë institucioneve arsimoreKumbaro: Kur flasim për edukim nuk mund ta lëmë këtë detyrë vetëm tek shkolla. Ka kaq shumë institucione të tjera publike, të cilat duhet dhe kanë të gjitha mundësitë të luajnë një rol edukativ dhe sidomos institucionet e kulturës të cilat nuk mund ti dedikohen vetëm publikut të rritur.Marrëveshja u firmos në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave të kryeqytetit.