Nju Jork, Udhëtimi në Muzeun Guggenheim përmes Google Street View

Për të shijuar mrekullitë e Muzeut Guggenheim në Nju Jork, mjafton të uleni para kompjuterit dhe ta keni atë të lidhur me internet. Me anë të “Street View” ju mund të hyni virtualisht në muze dhe të humbisni në veprat e artit. Iniciativa është lançuar në bashkëpunimin me Institutin kulturor të Google, si dhe në partneritet me mijëra institucione të tjera.