Rama dhe Beqaj njihen me kabinetin e kardiologjisë në spitalin rajonal
Spitali i Beratit i është bashkuar 11 spitaleve të tjera të vendit që janë pajisur me kabinetet e kardiologjisë, një shërbim që u kursen të sëmurëve ardhjen në qytet për tu diagnostifikuar.Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj panë këtë investim nga i cili do të përfitojnë 500 pacientë.Beqaj: Këtë vit 500 vetë do ta marrin shërbimin në këtë spital publik në Berat duke shmangur kohën që harxhojnë, shpenzimet por edhe ne do të na lehtësojnë në Tiranë sepse do të kemi shumë më pak ngarkesë.Edhe mjekët vlerësuan këtë investim të qeverisë shqiptare.Fal investimit 5.9 mln lekë në kabinetin e kardiologjisë janë instaluar aparaturat më të reja si eko 3D, ato për matjen e ngarkesës së zemrës, holter tensioni arterial dhe holter zemre.